Policia e Kosovës Njofton se ka arrestuar 13 persona në fshatin Balincë të Malishevës, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar.
Me vendim të prokurorit, 12 persona janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Balicë, Malishevë 15.04.2020 – 20:50. Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Inlajmi/