Komuna e Skenderajit vazhdimisht po merr masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke dezinfektuar çdo cep të vendit, hyrje, parqe e për të vazhduar sot edhe me kompleksin memorial Adem Jashari, shkruan InLajmi.
Bekim Jashari kryetari i komunës ka njoftuar se ky kompleks është dezinfektuar në mënyrë vullnetare.
“Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, nën menaxhimin e nivelit qëndror, gjegjësisht të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është dezinfektuar në menyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, që ne si komunë kemi kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt”
Panik JO, Kujdes PO!/InLajmi/




















