Pas publikimit dhe ndërmarrjes së masave rigoroze nga Qeveria e Kosovës janë bërë publike edhe listat me veprimtari që lejohen të punojnë dhe ato veprimtari që ndalohen. Kështu ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka publikuar një vendim skandaloz, ku figurojnë edhe ndalimi i ndërtimit të porteve, i porteve të rekreacionit e marinave, rrugëve ujore etj, shkruan InLajmi.

Qeveria e Kosovës e ka publikuar së fundmi edhe veprimtaritë e lejuara të bujqëve në këtë kohë pandemie.
Por në dokumentin që ata kanë prezantuar kanë prezantuar vërehen gabime qesharake, gjëra të cilat nuk kultivohen në Kosovë, si p.sh kutivimmi i frutave tropikal,orizit e deri te kultivimi i deveve.
Por ka edhe veprimtari të tjera që lejohen si p.sh: Prodhimi i lokomotivave, aeroplanëve dhe anijeve kozmike etj.
Kjo kjo shihet qartë se aty vërehen edhe lapsuze, ose masa të kopjuara të marrë nga diku tjetër, dhe përkthyer ‘copy paste’./InLajmi/






















