Në komunën e Malishevës, numri i të shëruarve me koronavirus ka shkuar në 18.
Deri tash, Malisheva kishte të shëruar 17 persona. Por, me publikimin e rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), edhe një person është konfirmuar se është shëruar nga koronavirusi.
Gjithashut edhe një rast tjetër është konfirmuar me koronavirus në Malishevë, e që numrin e të infektuarve e çon në 70.
“Bazuar në shënimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me virusin COVID-19, ka arritur në 18 persona, pasi sonte është konfirmuar edhe një person i shëruar./InLajmi/