Muharremaj konfirmon vdekjen e 69 vjeçarit: Edhe 4 anëtarë të familjes janë me koronavirus
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka konfirmuar vdekjen e 69 vjeçari nga virusi Coronavirusi.
Muharremaj përmes telefonit i ka thënër Ekonomia Onine se për vdekjen është informuar nga familjarët e të ndjerit.“Jam informuar nga familja Bytyqi.
Viktima është nga fshati Semetisht. Jemi në kontakt me familjen dhe jemi në përgatitje të varrimit. Në varrim do të marrin pjesë vetëm dy anëtarë të familjes”, ka thënë Muharremaj.
Muharremaj ka bërë të ditur se familjarët i kanë konfirmuar po ashtu se i ndjeri kishte pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Ai ka shtuar se nga familja e të ndjerit janë edhe katër anëtarë të tjerë të infektuar me Coronavirus, por se gjendja e tyre është e mirë.
Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Suharekës t’i respektojnë masat e ndërmarra dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.