Pas kryeparlamentares edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar kërcënimet dhe linçimin ndaj gazetarit, Fidan Jupolli duke kërkuar që të identifikohen kërcënuesit, përcjell InLajmi.
Përmes një reagimi KMDLNj ka thënë se pret nga Policia që të identifikojë kërcënuesit e gazetarit.
“Gazetari i T7, Fidan Jupolli ka deklaruar se po kërcënohet me jetë dhe dëbim nga Kosova nga militantë, siç deklaron ai të LDK-së prandaj, perveç denoncimit publik, rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës. KMDLNj dënon ashpër kërcënimin ndaj gazetarëve si përpjekje për ngulfatje të lirisë së shprehjes dhe krijimit të opinionit e që mund të mos i ketë pëlqyer kërcënuesve. KMDLNj pret që Policia e Kosovës përkatësisht, Njësia Kundër Krimeve Kibernetike të veprojë shpejt duke identifikuar dhe sjellur kërcenuesit para drejtësisë”, thuhet në reagim./InLajmi/