Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt ka thënë se rritja massive e të infektuarve me koronavirus në Kosovë nuk është gjë e mirë pasi që deri më tani 387 persona janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë, kjo pas 10 rasteve të reja që u konfirmuan mbrëmë, shkruan InLajmi.
Ai thotë se kjo rritje nuk është aspak e mirë për Kosovën .
Heldt ka shkruar në Tëitter ku ka kërkuar nga kosovarët të respektojnë masat e institucioneve gjegjëse.“Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani.
Heldt thotë se rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”. /InLajmi/