Avokati Gazmend Halilaj tha se është sulmuar me armë zjarri dhe ka marrë plagë në trup.
Klan Kosova merr vesh se ai është dërguar në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai ka gërvishtje në dorën e majtë, bërryl dhe në kokëHalilaj ka postuar edhe disa fotografi nga vend ii sulmit në një postim në Facebook.
Ai më herët kishte akuzuar Sami Lushtakun se e ka kërcënuar pasi ky kishte thënë se ka keqpërdorur fondin e UÇK-së. Halilaj ishte përfshirë edhe në një skandal abuzimi me një të mitur nga Drenasi. Për të ka aktakuzë se ka abuzuar me vajzën në fjalë e cila kishte kërkuar mbrojtje juridike nga ai, pasi ishte shfrytëzuar seksualisht nga një polic dhe nga një mësues i saj.
https://www.facebook.com/gazmend.halilaj.3/posts/2975142269190598