• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ramosaj: Të tërhiqet vendimi i ministrit Vitia, të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

V E nga V E
14 April 2020
në Kosovë
0 0
0
Ramosaj: Të tërhiqet vendimi i ministrit Vitia, të shpallet gjendje e jashtëzakonshme
5
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të mbrëmshëm të ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia për masa më rigoroze sa i përket kufizimit të lëvizjes, qytetarët e komunës së Deçanit kanë shkaktuar kaos në qytet.

Bankat, marketet, e operatorët ekonomikë janë stërmbushur, e për këtë kryetari i kësaj komune i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet vendimi, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndër të tjera, Bashkim Ramosaj thotë se kryetarët e komunave nuk janë konsultuar për këto vendime nga niveli qendror.

Deri më tani Ramosaj thotë se janë bërë 26 testime ku është dyshuar për virusin COVID-19, por ende nuk ka rezultuar ndonjë rast pozitiv.

Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se pas karantinimit të Prishtinës, shumë qytetarë janë kthyer në Deçan dhe se do të ketë mundësi të përhapjes së këtij virusi.

“Deri më tani në Deçan nuk e ka ndonjë rast me koronavirus, mirëpo që nuk e ka ndonjë rast të dyshuar. Për më tepër, këto dy ditët e fundit shqetësimi jonë është tej mase i madh për shkak të dy-tri analizave që i kemi bërë në terren, duke filluar prej ditës së djeshme, shumë qytetarë, të cilët kanë jetuar në Prishtinë e tash dihet që është prekur si qytet me virusin korona, janë kthyer ne Deçan. E kemi bërë një evidencë prej të cilëve kemi kërkuar për t’u përmbajtur dhe të vetë izolohen në një farë mënyre”, tha ai.

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, Ramosaj tregon se gjatë ditës së djeshme ka marrë disa vendime, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit. Ndër të tjera, thekson se ato lokale që nuk do të respektojnë masat, do të mbyllen.

“Ne dje kemi nxjerrë një vendim ku kemi kërkuar që të ndalohet posta e shpejtë, apo online prej qyteteve tjera që vijnë në Deçan, dhe njëkohësisht kemi kërkuar prej ekipeve ndërtuese që të mos vinë prej komunave tjera në Deçan, për shkak se mund të ketë pasoja sa i përket shpërndarjes të virusit korona. Në të njëjtën kohë kemi nxjerrë një vendim që ia kemi dërguar sot të gjitha marketeve dhe operatorëve ekonomikë të cilët janë të lejuar për të punuar në këtë kohë që të kenë kujdes me masa shtesë dhe masa mbrojtëse, duke e llogaritur edhe mbajtjen e distancës. Ne do të mbyllim lokalet, të cilat nuk respektojnë këto masa”, tha Ramosaj.

Bashkim Ramosaj tregon se nuk janë konsultuar nga Ministria e Shëndetësisë për masat shtesë që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Për këtë, ai thotë se sot është shkaktuar kaos në Deçan.

“Vendimi i mbrëmshëm i ministrit Vitia me masat shtesë dhe tepër rigoroze e ka shkaktuar një kaos të vërtetë sot në Komunën e Deçanit, por besoj edhe në gjithë Republikën e Kosovës. Ku njerëzit në fluks tepër të madh iu kanë drejtuar marketeve për furnizim, dhe po ashtu iu kanë drejtuar edhe bankave për hapje të xhiro llogarive, për shkak të një afere e cila po qarkullon, se kinse qeveria çdo qytetari do t’ia dërgojë 130 euro në konto personale në këtë kohë. Po duket që duhet të jetë keqkuptim. Të gjitha bizneset e Kosovës në fluks tepër të madh kanë arritur në administratën e komunës, ku kërkojnë leje për qarkullim brenda territorit të komunës së Deçanit”, deklaron ai.

Veç tjerash, Ramosaj kërkon nga niveli qendror që të ndryshohen këtë masa, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Komunat janë dera e parë që qytetarët përballen me të dhe ne si zyrtarë komunalë përballemi me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Nuk kam dëshirë të shoh komunën time në situatën që po e shoh sot. Deri më tani kemi vepruar drejt dhe i kemi respektuar masat. Kurse nga sot unë jam i pafuqishëm të bëj ndonjë veprim që t’iu jap urdhër Policisë të arrestojë qytetarët e mi apo të marrë ndonjë veprim tjetër. Dhe kërkesa ime për ministrin Vitia dhe qeverinë është që sa më shpejt të publikojë revokimin e këtij vendimi, dhe të kërkohet prej Parlamentit të Kosovës që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, tha Ramosaj.

Sipas tij, QKMF-të janë të pajisura mirë me materiale shëndetësore në komunën që ai udhëheq, megjithatë thotë se furnizimet kanë qenë të vështira. Në anën tjetër, kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos shtohet fluksi i personave të prekur me koronavirus.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur mbrëmë që nga data 15 prill, qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive vetëm një herë në ditë, dhe atë për vetëm një orë e gjysmë sa për të kryer furnizimet me artikuj të domosdoshëm ushqimorë ose obligime tjera financiare.

Tags: Arben VitijaBashkim RamosajGjendje e jashtëzakonshme
Postimi i mëparshëm

Autoritetet në Gjermani paralajmrojnë: Shkollat mund të rihapen brenda dy javësh

Postimi tjetër

AGK Siguron materiale mbrojtëse për gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të terrenit

Të ngjajshme Postime

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman
Kosovë

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë
Kosovë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese
Kosovë

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu
Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh
Kosovë

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë
Kosovë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Postimi tjetër
AGK Siguron materiale mbrojtëse për gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të terrenit

AGK Siguron materiale mbrojtëse për gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të terrenit

Lajmet e fundit

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

29 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu