Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike ka apeluar për të votuar pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh.
Shefi i grupit parlementar i PDK-së, Bedri Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi,
”Nuk është Kuvendi institucion ai që merret me çështjen e zbatimit të këtyre ligjeve, ligjin e bën ekzekutivi, pa paragjykuar kush do të jetë në qeveri në të ardhmen”.
”Bizneset kanë nevojë për ndihmë, qindra mijëra të punësuar në sektorin privat, që kanë mbetë pa paga, kanë nevojë për to. Të gjitha kategoritë, kanë nevojë që Kuvendi të jetë në përkrahje të tyre”.
”Në emër të grupit parlamentar ju lus të gjithë deputetëve të tjerë, që të hidhet në votim ky mocion dhe që të votohet në rend dite kjo pako emergjente”.
”Ju lus që ky mocion të vendoset në votim dhe lus ta votoni atë”./InLajmi/