Ministri i Financave Besnik Bislimi në emisionin “Debat Plus” ndër të tjera ka treguar se si duhet të aplikojnë të gjitha ata që nuk kanë kontratë pune. Ai thotë se kanë kërkuar nga ndërmarrjet që ti regjistrojnë punëtorët dhe të na dërgojnë si lista të reja. Ai thotë se regjistrimin e punëtorve ndërmarrjet mund ta bëjnë online punëtorët, përcjell InLajmi.
Bislimi thotë se gjatë këtyre ditëve janë regjistruar mbi 1000 punëtorë nga ana e bizneseve në Kosovë
“Ne u kemi hapë një dritare, ne ju kemi thënë regjistroni si punëtorë të ri, nga ato qe na kane ardhur kemi nga bizneset që janë regjistruar mbi 1000 punëtorë, ku bizneset i kanë dy opsione ku mundet të përfitoj nëse e mbanë punëtorin i merr 170 euro, nëse biznesi e largon nga puna punëtorin atëherë 130 euro i merr punëtori e zero i merr biznesi”, tha ai