Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, kanë qëndruar sot në Skënderaj ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.
Kryetari Jashari se bashku me Kryeministrin Kurti u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm më qëllim të parandalimit të virusit COVID-19
“Biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që ne të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, ka thënë Jashari.
Në anën tjetër Kryeministri Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj Jashari, për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore, , transmeton Klan Kosova.
“Unë e falënderova kryetarin për respektimin e vendimeve të qeverisë, të udhëzimeve të mjekëve dhe për bashkëpunimin që e ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, me qeverinë tonë në detyrë, për çdo gjë terë kohën”, është shprehur Kryeministri Kurti