Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Nga mbrëm nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë batuta me menyrën se si ka vendosur Qeveria Kosovës që qytetarët mund të dalin për të blerë në bazë të numritë të parafundit personal në leternjoftim, përcjell InLajmi.
“Lëvizja e lirë për qytetarët vlen 1 orë e 30 minuta varësisht nga numri i parafundit që ata kanë në letërnjoftim”.
Duke u nisur nga kjo kreativiteti i qytetarëve ka qenë i pa fund.
Është Faton Ibrahimi, i cili ka sjell një ide kreative. Ai i ka publikuar foto në Grupin Maniakë të Përgjithshëm, ku në një mënyrë shumë kreative e ka printuar një maicë me leternjoftimin e tij. /InLajmi/