Presidenti i amerikan Donald Trump ditë më parë ka rishpërndarë një postim në Twitter në të cilin ka bërë thirrje për shkarkimin e ekspertit kryesor të task-forcës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci-t, transmeton InLajmi.
Ky veprim i presidentit Trump, sipas CNN, po vlerësohet si shenja e fundit e tensionit midis tij dhe Dr. Faucit.
Presidenti Trump ka kundërshtuar pohimet se administrata e tij reagoi ngadalë ndaj koronavirusi dhe bëri thirrje që ekonomia të rimëkëmbet sa më shpejt.
Në anën tjetër, Dr. Fauci, eksperti më i mirë amerikan i sëmundjeve infektive, pohoi të dielën se përpjekjet e mëparshme të zbutjes së pandemisë mund të kishin shpëtuar më shumë jetë dhe përsëri vuri në pah rreziqet në rast të largimit të masave të ashpra të izolimit.
“Dua të them, padyshim, po të fillonin masat për kufizimin e fluturimeve, mund të ishin shpëtuar më shumë jetë”, potencoi drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Disa orë më vonë, Trump bëri “retweet” një postim në Twitter të një përdoruesi që thoshte “Koha për të larguar Faucin”.
Trump muajin e kaluar e lavdëroi Fauci-n për “punën e tij profesionale.”/InLajmi/