Kryetari i PSD-së Daradan Molliqaj ka thënë se qevëria Kurti është qeveri antikushtetuese, shkruan InLajmi.
Molliqaj ka thënë se Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë.
Postimi i plotë
Qeveri antikushtetuese
Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë. Pasi dështuan plotësisht në menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, qeveria zgjodhi mbajtjen e pushtetit duke shkelur kushtetutën, në vend se të marrin masat e duhura për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve të saj.
Shkelja e kushtetutës për herë të dytë me të njëjtin vendim është e papranueshme. Një gjë e tillë, në këtë kohë të rrezikshme e vitale për shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë e pranueshme e as e tolerueshme.