Njohësi i politikës së jashtme, Lulzim Peci, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës në séance e nesërme, duhet që urgjentisht t’i rishikoj vendimet e sotme të Qeverisë Kurti në lidhje me orarin e ri të lëvizjes, përcjell InLajmi.
Peci përmes facebook ka shkruar se këto masa do i rrezikojnë shumë kategori të qytetarëve që mund të bien në pikëpyetje ekzistencën e tyre e pastaj mund të shkaktojnë pasoja kolaterale.
“Non-sense dhe pa asnjë analizë të thellë të nevojave të qytetarëve janë vendosur këto masa që e kufizojnë qarkullimin në 90 minuta”, ka shkruar ai./InLajmi/