Profesori i njohur si dhe njohesi i politikës Milazim Krasniqi ka komentuar vendimine fundit të Qeverisë duke thënë se se mënyra se si e kanë menduar që të dilet jashtë shtëpisë për blerje përmes numrave të letërnjoftimëve e quan si budallallëk, shkruan InLajmi.
Krasniqi ka thënë se detyra primare e ministrit të shëndetësisë është që të mundësojë rritjen e numrit të testeve dhe të sigurojë furnizimet e duhura në institucionet shëndetësore. Jo ta destabilizojë shtetin.
Postimi i plotë:
Kur ndokush thoshte se budallallëku nuk ka skaj, i thoja se po e tepronte. Ama ky budallallëku me dalë me numra të letërnjoftimit, prapë skaj ka, ama vërtet është shumë i madh. Ky vendim tregon që ky ministër e ka humbur udhën në oborr.
Detyra primare e ministrit të shëndetësisë është që të mundësojë rritjen e numrit të testeve dhe të sigurojë furnizimet e duhura në institucionet shëndetësore. Jo ta destablizojë shtetin.

Gjendjen e jashtëzakonshme, me konsekuencat e saj, nëse ka nevojë, e shpall Kuvendi. Jo një ministër. Në fakt, ky ministër de facto e ka shpall, ndërsa po thotë se nuk ka nevojë për të. Jam i bindur se kështu po krijohet hapësirë për ndjekje penale ndaj tij.