Edhe pse ende e paprekur nga koronavirusi komuna e Deçanit ka marrë disa masa parandaluese për pandeminë me koronavirus duke ndaluar e menaxhuar disa veprimtari në këtë komunë, përcjell InLajmi.
E në kuadër të masave parandaluese kjo komunë pas takimit me Shtabin Komunal për Menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore, ka marrë vendim për ndalimin e disa veprimtarive.
Në vendimin e marrë pika e parë thuhet se “ndalohet në tërë territorin e komunës së Deçanit furnizimi sipas porosive On-Line (posta e shpejtë)”
Komuna e Deçanit ka ndaluar edhe veprimtaritë ndërtimore, shërbimet nëpër markete, barnatore, furra e pompa të derivateve dhe operatorëve tjerë nëse nuk i zbatojnë masat mbrojtëse e sidomos mbajtjen e distancës sociale.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj sot tha se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial të prekjes nga virusi COVID-19./InLajmi/