Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, po i vlerëson si jo të duhura masat më të ashpra të prezantuara sonte nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19.
“Sa e pash unë në konferencën për shtyp që e patën ministrat aty, mua me përngjau definitivisht në një lloj…… Gjendja e Jashtëzakonshme nuk ka brina, kjo mund të quhet Gjendje e Jashtëzakonshme”.
“Nuk dua ta politizoj këtë problem për një arsye, sepse kjo nuk na çon askund. Por po e shoh njëfarë tendence të një uzurpimi të pushteti që nuk do të duhej të ndodhë. Nëse bëhet për qëllime të tjera politike do të jetë shumë e dëmshme”.
Rugova gjithashtu diskutoi për gjendjen me koronavirus në Istog, ku gjatë ditës se sotme u shënuar edhe viktima e tetë, një 39 vjeçare e cila kishte probleme shëndetësore paraprake.
Ai tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe se fshati prej nga vjen tashmë e ndjera është në monitorim, përderisa shtoi se ka nevojë për sqarime rreth këtij rasti.
“Mendoj që është obligim që të sqarohet familja. Edhe institucionet shëndetësore e kanë për obligim të japin informata që të tregojnë se si ka ardhur deri tek vdekja”., tha Rugova në një intervistë për Klan Kosova.
“Familjarë të ndryshëm më kanë shkruar dhe kanë thënë që familjarja e tyre nuk ka qenë e infektuar me Covid-19, se nuk ka shkuar në spital me koronavirus”.