Gjashtë persona kanë kaluar rrethojat e Qendrës së Mbajtjes së të Huajve në Vranidoll, dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, sot gjatë ditës të cilët ende nuk janë kapur, përcjell InLajmi.
Sigurimi i kësaj qendre ka lajmëruar rastin në Polici, mirëpo nuk ka arritur të tregojë se nga janë larguar emigrantët irakianë.
“Ankuesi mashkull kosovar sigurim në objektin për të huajt, raporton se gjashtë persona të dyshuar shtetas irakianë emigrant kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thonë Policia
Reporteri.net ka pyetur Policinë nëse ka rënë në gjurmë të tyre, mirëpo ata thonë se ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Sidoqoftë, nuk është dhënë detaje se kur janë vendosur në atë qendër dhe kur janë futur në Kosovë./InLajmi/