Shumë deputetë nga partitë të ndryshme në vend kanë reaguar menjëherë pas shpalosjes së masave të reja mbrojtëse ndaj COVID-19, duke thënë se janë totalisht në kundërshtim me Kushtetutën e venditt, përcjell InLajmi.
Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka shkruar në facebook duke thënë se fokusimi i qeverisë duhej të jetë testi i qytetarëve e jo ashpërsimi i masave të cilat tanimë kanë kaluar në ekstremitet.
“Në vend të aplikimit të testeve për diagnostifikimin, Qeveria po vazhdon vetëm me avazin e ashpërsimit të masave që kufizojnë në ekstrem lëvizjen e qytetarëve, duke vështirësuar tejmase përmbushjen e disa prej nevojave më elementare” ka thënë Deliu.
Ajo tha se kjo thjesht për faktin se e para kërkon strategji dhe përkushtim, kurse te dytës i mjafton një konferencë për media!/InLajmi/




















