Një ekip prej disa personash që janë paraqitur si staf mjekësor nga Serbia, kanë tentuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet Graçanicës dhe të njëjtit janë ndaluar nga policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Gazeta Insajderi merr vesh se vetëm dhjetë prejt tyre janë konfirmuar se janë mjekë. Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës në kufij.
Qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë urdhër të mos lejohet hyrja e tyre derisa të mos pranohet një konfrimimi nga Ministria e Shëndetësisë.
“Derisa të mos pranohet konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë të mos lejohet hyrja, por vetëm vazhdoni me verifikim të dokumentacionit. Na njoftoni për personat të cilët janë në PKK Merdare por që të dhënat nuk përputhen me listat e dërguara”, thuhet në përgjigjen e MPB-së./InLajmi/