Pas vendosjes së Suharekës në karantinë, Muharremaj ka një lajmërim të rëndësishëm
Është marrë vendimi që edhe Komuna e Suharekës të vendoset në karantinë, e të ditur e bërë kryetari Bali Muharremaj.
Ndërsa tani, njofton se të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Bali Muharremaj.