Tre fshatra nga komuna e Podujevës janë liruar nga masa e izolimit.
Ndërkohë një person aktualisht është zyrtarisht si i infektuar me Covid 19.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Falë kujdesit të treguar dhe respektimit të rekomandimeve e vendimeve të institucioneve qendrore të shëndetësisë, në komunën tonë është hequr masa e karantinës për tri fshatra dhe aktualisht kemi vetëm një preson të infektuar me COVID-19, i cili është në rrugë të mirë të shërimit”.
Rudari ka apeluar tek qytetarët që mos t’i frekuentojnë atraksionet turstike i Batllavën.

“Pavarësisht vendimit për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e grumbullimit të qytetarëve, ditëve të fundit është vërejtur fluks i theksuar i qytetarëve në parkun e qytetit dhe në liqenin e Batllavës, të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes edhe në zonat e kufizuara me shirit nga Policia e Kosovës. Apeloj te qytetarët t’i reduktojnë lëvizjet e tyre dhe të dalin vetëm për kryerjen e shërbimeve dhe nevoja të domosdoshme”.
https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/241535630556471