Serbia po ballafaqohet me një numër të madh të të infektuarve ku sipas të dhënave më të fundit, 3.630 njerëz janë infektuar me koronavirus në Serbi dhe 80 kanë vdekur, sipas Shtabit të Krizave për luftimin e epidemisë, përcjell InLajmi.
Serbia është në izolim të plotë për 60 orë nga ora 17:00 e së premtes. Nga raporti i fundit sot në ora 15.00, u testua një mostër prej 1.913 personash, nga të cilët 250 ishin pozitivë.
Në Serbi, më shumë se 400 pacientë janë shëruar deri më tani./InLajmi/