Ka shkuar në 55 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Ferizaj. Vetëm sonte u konfirmuan 35 raste të reja. Për këtë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai u ka uruar shërim të shpejt të infektuarve.
“Edhe 35 raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19 në Ferizaj, që çon në 55 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Ferizaj. ??Bashkëqytetarë, ju lutem, qëndroni në shtëpi, mos të lozim me fatin e mijëra bashkëqytetarëve, mos ta lejojmë Ferizajn të rrëshqasë në valën e frikshme të përhapjes së virusit. Qëndroni në shtëpi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin, na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll. Për të gjithë ferizajasit e infektuar me CoronaVirus, uroj shërim të shpejt”, shkruan Aliu në Facebook.