Të gjitha ne shqetësohemi herë pas here dhe pyesim veten, nëse partneri po tregohet 100% besnik ndaj nesh, ashtu siç ne tregohemi ndaj tij. Janë disa gjëra të vogla që na tërheqin vëmendjen dhe ndezin zilen e alarmit, përcjell InLajmi.
Kthehet vonë në darkë, nuk i përgjigjet telefonatave ose ka ca sjellje të çuditshme. Por e dini se kush mund të japë të gjitha përgjigjet e duhura, sesi ta njihni një tradhtar? Vetë tradhtarët.
Një sondazh i kryer nga një site ku njerëzit mund të ndërtojnë lidhje jashtëmartesore, ka zbuluar të gjitha dilemat tona. Dhe gjejeni çfarë, nuk jemi aspak paranojake!
- Tregohen shumë të kujdesshëm me privatësinë (celulari, e-mail)
- Mbajnë distancë nga ju dhe shmangin kontaktin në sy
- Duken bukur, kujdesen për veten më shumë se zakonisht dhe vishen mirë
- Nuk sillen natyrshëm, nuk shqetësohen për problemet familjare, pasi janë të fokusuar në të tjera gjëra
- Bëjnë dush në orare të çuditshme ose fusin rrobat menjëherë në lavatriçe
- Harrojnë justifikimet që kanë thënë dhe ngatërrojnë historitë
- Tregohen shumë të dashur dhe të sjellshëm sepse ndihen fajtorë
- Kanë shenja buzëkuqi ose aromë parfumi në rrobat e tyre
- Shkojnë menjëherë në shtrat dhe sajojnë justifikime për të mos bërë seks
- Mbajnë për vete faturat
Sipas këtij sondazhi, tradhtarët janë në fakt shumë të zotë për të fshehur ‘prapësitë’ e tyre dhe vetëm një pjesë e vogël mund të kapen në fund./InLajmi/