33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 283.
Në njoftimin që e lëshoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u bë e ditur se 20 raste të konfirmuara vijnë nga Prishtina, teksa kontaktet e personave të konfirmuar me COVID-19 janë në mbikëqyrje të plotë.
Sipas asaj që ka njoftuar IKSHP, janë mbi 4 mijë kontakte në mbikëqyrje.
“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve”, u tha në njoftimin e IKSHPK’së.
Ndërkohë në Kosovë deri tani 58 pacientë e kanë mundur këtë sëmundje.