Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nuk do të ketë tolerancë për ata që tentojnë të ndërtojnë, duke e shfrytëzuar kohën e pandemisë, duke i ndërprerë kështu punimet e një objekti, përcjell InLajmi.
“Ne i kemi identifikuar dhe ndërprerë ndërtimet pa leje që janë bërë brenda një muaji. Rasti i fundit i ndërprerjes së punimeve për një objekt, i cili duket se është destinuar për motel, në këtë kohë kur ne po përballemi me masat kundër pandemisë, është shembulli më i keq”, ka thënë Haziri.
Ai ka apeluar qytetarët që mos tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë për aktivitete ndërtimore ilegale, sepse do të ndëshkohen keq, sipas ligjeve në fuqi./InLajmi/