Një simbol i zemrës u shfaq sot në qellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për luftimin e virusit Covid-19 nga një kompani ajrore e cila uroi shërim të gjithë të infektuarve me koronavirus në vend, përcjell InLajmi.
E gjithë kjo është bërë me kërkesë të pilotit dhe dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror.
E jashtëzakonshme ne Hapesiren Ajrore të Republikës së Kosovës!Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit…
Posted by Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA on Saturday, 11 April 2020
Aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë “Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ASHNA./InLajmi/