Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se pacientja e parë e infektuar me koronavirus është shëruar mirëpo shqetësues ende mbetet fakti që kjo komunë vazhdon të ketë një numër të madh të të infektuarve, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ajo do të lirohet sot nga Klinika Infektive.
Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar ?Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive.Sonte presim…
Posted by Xhafer Tahiri on Saturday, 11 April 2020
“Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar. Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive. Sonte presim ende lajme të mira”, ka shkruar Tahiri./InLajmi/