Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur pas vendimit për karantinimin e kryeqytetit, pas paraqitjes së 20 rasteve të reja me coronavirus.
Të gjitha rastet janë të kontaktit dhe janë nga lagjja Mati1.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se 20 rastet janë të gjitha nga kontakti.
Lajmi i keq sipas tij është se duhet të shtohen masat restriktive në Prishtinë.
“Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëra kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi”, ka shkruar ai.





















