Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka reaguar pas kërcënimit me jetë që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Matoshi ka thënë këta tipa duhet të arrestohen menjëherë nga organet e sigurisë.
Ai tregoi se para dy ditësh e kishte një kërcënim të ngjashëm nga një person.
“Një njeri për mu i panjohur, porse ai më njihte mirë dhe e dinte se shkruaj (emrin e mbiemrin i ruaj) më kërcënoi se “do t’më rrihte deri sa t’bjen shi, e kur të ndalet do vazhdonte dajakun” dhe këtë ma thoshte si mesele që e kishte digjue diku, pse nuk i kish pëlqy ni shkrim imi kritik që ndërlidhej me pushtetin”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë:
Arrestoni kercënuesit dhe dënoni pamëshirshëm!
Para dy ditësh ni njeri për mu i panjohtun, porse ai më njihte mirë dhe e dinte se shkruaj (emnin e mbiemnin i ruej) më kërcënoi se “do t’më rrihte deri sa t’bjen shi, e kur t’nalet do vazhdonte dajakun” dhe këtë ma thoshte si mesele që e kishte digjue diku, pse nuk i kish pëlqy ni shkrim imi kritik që ndërlidhej me pushtetin.
Pritova me u marr me të, po sot kur dikush kërkon kokën e Albin Kurtit (duke lypë ndoni vrasës potencial me pagesë!???) u ndjeva i rezignuem dhe i indinjuem, për lehtësinë e padurueshme të te folunit për vrasje e dhunë, në ni shtet nominalisht demokratik e t’lirë!
Policë hetues e prokurorë, këtë njeri duhet me e zbulue për 48 orë dhe me i bâ jehonë lajmit, me e lshu në televizione e radio, me ia publiku emnin e vërtet në të gjitha portalet e mediat tjera si dëshmi se nuk ka me u toleru kultura e mosndëshkimit.
Vetëm reagimi i shpejtë dhe zânia e ndëshkimi adekuat, konform ligjeve, i ktyne kercënuesve hajvanë e t’rrezikshëm (po e kontaminojnë ni shoqni të tânë) mundet me na bâ me u nie t’sigurt dhe t’mbrojtun në Kosovë.
T’mbrojtun nga agresioni verbal që rëndom krijon ambient për dhunë e vrasje.
Kapne kercënuesin e Albin Kurtit dhe sillne me bujë para drejtësisë!/InLajmi/