Dje gjatë ditës në Gjilan si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 24 vjeçar, I cili rrokullisi motocikletën me një veturë, teksa Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për postim të video-incizimit të aksidentit, përcjell InLajmi.
Në aksidenti e djeshëm janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima që më pas ka gjetur vdekjen.
Me vendim të prokurorit i dyshuari për postimin e video-incizimit në rrjetet sociale është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bërë video-incizim dhe postuar direkt përmes rrjeteve sociale, gjendjen e rëndë të një personi i cili ka pësuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./InLajmi/