Edhe pse në gjithë vendin janë ndaluar aktivitetet si masë parandaluese kundër pandemisë me Covid-19, në Rahovec jeta po vazhdon normalisht duke u organizuar edhe turnire në futboll, përcjell InLajmi.
Në fashtin Gexhë të Rahovecit janë arrestuar 21 persona të cilët kanë organizuar turnir në futboll në kohë pandemie, ku mes tyre ishin 3 të mitur..
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit (18) tetëmbëdhjetë janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar.
“Janë arrestuar 21 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë takuar në palestrën e sportit, disa duke luajtur me top dhe disa shikues të cilët nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia”, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/