Shkarkime nga bordet e emëruara nga kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pasur ndërmarrjen publike Infrakos dhe në Ujësjellsin Rajonal Prishtina e sot të tilla ka pasur edhe në telekomin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Sot në Telekomin e Kosovës janë shkarkuar Kryeshefi Ekzekutiv dhe Zyrtari Kryesor Financiar.
Pos kësaj, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar se shkarkime të tilla mund të ketë edhe në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës.
“Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor financiar. Tani, po besoj që është radha e KEK’ut t’i nenshtrohet rivendosjes se rendit dhe ligjit. Abuzimit me pasurinë publike ja gjejmë ilaqin.”, ka shkruar Bajqinovci./InLajmi/