Kryeministri i vendit ka thënë se nga 13 Prilli masat për parandalimin e koronavirusit do të jenë edhe më të ashpra duke thënë se si qeveri nuk kanë përvojë në këtë situate, përcjell InLajmi.
“Masat e kufizimit pas 13 prillit do të vazhdojnë e do të jenë edhe më rigoroze. është e domosdoshme të kufizojmë lirinë e lëvizjes nëse nuk duam të përfundojmë në situate ku kollapsojmë”, ka thënë Kurti në click.
“Kaluan dy javë që na rrëzuan Qeverinë e tash jemi qeveri në detyrë. Jemi në një situatë ku asnjëri prej nesh nuk ka përvojë. Gjykata Kushtetuese na ka kontestuar në procedurë jo në përmbajtje”, tha ai.
Kurti ka folur edhe për situatën në veri.
“A jemi plotësisht në dijeni, nuk jemi plotësisht në dijeni, por s’do mend se në veri të Ibrit Serbia është e pranishme, është një situatë që e kemi trashëguar por s’e bëjmë dot menjëherë”, ka thënë Kurti./InLajmi/