Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet një ndër komunat me numrin më të madh të të prekurve nga virusi korona, përcjell InLajmi
Sipas vendimit të ri lëvizja për banorët e Malishevës do të kufizohet nga ora 14:00 deri në ora 06:00.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari, Ragip Begaj.
Kujtojmë se në këtë komunë gjatë ditës së sotme ka qëndruar kryeministri, Albin Kurti, ku edhe paralajmëroi shtrëngim të masave.
Nga aty, Kurti tha tha se si institucionet qendrore e komunale duhet të bashkëpunojnë që të shpërndahet sa më pak virusi./InLajmi/