Ministria e Shëndetësisë ka vendosur orar të ri të lëvizjes për tri komunat ku ka më së shumti persona të infektuar, komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit, përcjell InLajmi.
Sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:
Komuna e Malishevës 14:00-06:00;
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;
“Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19. I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./InLajmi/