Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka vizituar edhe komunën e Prizrenit për të shikuar gjendjen gjatë pandemisë së Covid-19.
Mytaher Haskuka, kryetari i Prizrenit, me këtë rast ka thënë se është i kënaqur me respektimin e masave të Qeverisë nga qytetarët e kësaj komune.
Ai bëri thirrje që të vazhdojnë të i respektojnë edhe në ditët në vijim.
“Keni nderin që kemi këtu kryeministrin Kurti dhe ministren e zhviillimit Rajonal Emilija Rexhepi, këtu në Prizren.
E informuam me punën që po bëjmë si komunë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
E falenderojmë Qeverinë për masën fiskale që kanë marrë – për pakon emergjente.
Jemi të kënaqur me respektimin e masave të qytetarëve të Prizrenit. Kërkoj mirëkuptim nga ta që të vazhdojnë të i respektojnë këto masa pasi është e domosdoshme”, ka thënë Haskuka