Drejtori Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur ndaj kësaj kompanie, duke thëne se ajo është shumë e rëndë , duke aluduar në deklaraten e ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari e cila ka thënë se ka gjakderdhje në Telekomin e Kosovës, përcjell InLajmi.
“Gjuha cila është duke e përdorë është shumë e randë jashtëzkonisht e randë, mendoni se secila familje ka të punësuar aty dhë të dëgjoj fjalë si gjakderdhje. Telekomi për çfarë gjakderdhje je tu fol, gjakderdhja është që për 3 vite po paguan qerat e postës së Kosovës, kemi dorëzu plan konkret, për çfarë gjakderdhje po fol kur hala pagat nuk i kam transferu”, u shpreh ai në Debat Plus.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së shkarkuar që gjakderdhja mund të ndalet duke marrë vendime ku sipas tij Qeveria ka bazë ligjore për t’i liruar nga pagesa e qerasë për objektet e Postës së Kosovës.
I pyetur nëse do të shkarkohet ai ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim.
“Nuk kam njoftim prej bordit aktual që unë do të shkarkohem, ka thënë se do të ketë lëvizje në pozitat e larta, duhet të ketë një bazë ligjore për shkarkime”, u shpreh ai./InLajmi/