Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë me dije se dy fshatra të kësaj komune kanë dalur nga karantina pasiqë një paciente është shëruar plotsisht, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë me dije se është hequr masa e karantinës për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë.
Ai ka apeluar te banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë Komunës së Podujevës t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballojmë këtë sfidë.
https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/239271227449578
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim.Lajmi tjetër i mirë është se nga ky moment është hequr masa e karantinës për fashatrat Dumnicë dhe Llaushë”, ka shkruar Rudari./InLajmi/




















