Rasti i shembjes së urës së Caprigliola-s në Itali, e cila falë bllokimit të lëvizjes nga pandemia Covid-19 nuk shkaktoi një tragjedi të mundshme, tregon anën pozitive të virusit korona, përcjell InLajmi.
Në momentin e shembjes së arteries të rëndësishme që lidh La Spezia-n dhe Massa-n po kalonte një furgon dhe për pasojë shoferi mbeti i plagosur lehtë. Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital, ndërkohë që një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.
Ura në ditë të zakonshme ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme, por koronavirusi ka paralizuar lëvizjen./InLajmi/