Presidenti i Vendit Hashim Thaçi ka uruar komunitetin rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, shkruan InLajmi.
Presidenti Thaçi ka thënë se në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale.
Ai shtoi se si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë.
Thaçi u zotua se do të angazhohet edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë /InLajmi/




















