Pesë zyrtarë korrektues të burgut të Mitrovicës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus lajmin e ka bërë të ditu drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se dy nga zyrtarët kishin qenë në dasmën e mbajtur në Zveçan për të cilën u raportua se u mbajt pas shpalljes së gjendjes emergjente në vend.
“Pasi dy nga zyrtaret shfaqën simptoma, shërbimi korrektues organizoi të bëhen analizat e mbi 20 zyrtarëve të shërbimit korrektues me të cilët këta dy të prekur besohet se kishin kontakt, nga të cilat, 5 dolën pozitivë”, u shpreh Thaçi në KTV./InLajmi/
















