Haxhi Shala i Nismes e ka quajtur pa legjitimitet kryeministrin e shkarkuar Albin Kurti i cili me një letër të dërguar Lajçakut ia ka bërë me dije ekipin e dialogut, shkruan InLajmi.
Shala ka thënë Kurti dhe qeveria që udhëheq nuk ka legjitimitet, pasi u shkarkua me 82 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Po, ne e pamë kryeministri Kurti e ka bërë publik një ekip, një delegacion që do ta udhëheq në bisedime me Serbinë, por siç dihet Qeveria e Kosovës veç është e shkarkuar dhe besoj që një qeveri në largim nuk mund të përfaqësojë ose udhëheq një çështje madhore për vendin siç është dialogu me Serbinë”, tha Shala.
Madje, sipas tij, Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një qeveri me legjitimitet të plotë popullor që ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Derisa, Kurti dhe qeveria që drejton duhet të merret vetëm me epideminë deri në qeverinë e re.
“Kështu që Kosova duhet ta ketë një qeveri sa më shpejt të emëruar me legjitimitet të plotë popullor dhe ajo t’i marr përgjegjësitë për bisedime me Serbinë. Kjo qeveri është qeveri në largim, në detyrë siç po e quajnë vetën Kurti dhe sa më shpejt duhet t’i kryejnë punët, të merret me epideminë që është tash problem në Kosovë dhe jo të merret me çështje tjera të cilat nuk i takojnë me si kryeministër në detyrë”, theksoi Shala.
Në një prononcim për Gazetën Insasjderi, Shefi i deputetëve të Nismës në Kuvendin e Kosovës, shtoi se kjo çështje nuk ia vlen as të diskutohet në organet e partisë.
“Unë besoj si çështje nuk ja vlen as të diskutohet sepse të gjitë e dinë edhe opinioni ehe vet Kurti që nuk ka legjitimitet që të udhëheq bisedimet me Serbisë kur dihet se Kurti është i shkarkuar me 82 vota të deputetëve, kështu që nuk ja vlen të diskutohet në organet e partisë kjo çështje”, tha Shala për Insajderin.
Kurti në një shkëmbim letrash me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ia ka propozuar ekipin negociator, të cilin do të udhëheq ai, derisa anëtarë do të jenë presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe të gjitha partitë parlamentare të përfaqësuara me nga një anëtar./InLajmi/