Pandemia me COVID-19 ka bllokuar shumë biznese duke përfshirë këtu edhe shumë udhëtime të cilat janë anuluar kudo nëpër botë, përcjell InLajmi.
Bashkimi Evropian do të zgjasë kufizimet e udhëtimit deri në mesin e muajit të ardhshëm, njoftoi sot Komisioni Evropian për masat emergjente që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit.
Në mes të muajit marsit, BE vendosi të mbyllë kufijtë e jashtëm për të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme për një muaj, kryesisht në përpjekje për të parandaluar që 27 shtetet anëtare të mbyllnin kufijtë brenda zonës së udhëtimeve evropiane për të frenuar përhapjen e COVID-19./InLajmi/