Sipas vendimit të institucioneve tona shtetërore, për luftimin e pandemisē #Covid19#, sikur në shumē qendra të Kosovĕs, edhe nē Shadërvanin e Prizrenit dhe në të gjitha sheshet dhe parqet e tjera nē qytet, janë vendosur shirritat e ndalim qarkullimit për këmbësorë. Përjashtimi nga kjo ndalesë qarkullimi, vlen vetëm pĕr banorĕt e lagjës së nēnkalasĕ, tē cilët kanë nevojë për furnizime.
Si i pritën qytetarët prizrenas këtë vendim dhe sa po e respektojnë ndalim qarkillimin, në Shadërvan, në sheshe dhe parqe të qytetit, për InLajmin u prononcua z. Shaban Osmanollaj, zëdhënës e Policisë sē Kosovës pë regjionin e Prizrenit.
“Që nga dita e parë, kur me vendimin e Institucioneve tona shtetërore, për mbylljen e përkohshme të shesheve, parqeve dhe të vend pikniqeve, si vatra të mundshme të përhapjes së coronavirusit, njësitet tona dolën në terren dhe pas vendosjes të shirritave, filluan t’i këshillojnë dhe orientojne qytetarët që ndihma më e mirë pēr mantelbardhët dhe uniformat blu për luftimin e kësaj pandemie, është të rrinë në shtepi dhe t’i redukojnë lēvizjet. Poashtu, pos nē qytet, njësitet tona po kujdesen edhe pēr ndalim qarkullimin e qytetarëve në Prevallë si dhe ne vendpikniqet e tjera jo vetēm në bjeshkët e Sharrit”, – tregon z. Osmanollaj. – “Gjithë kēto ndalesa, shumica e qytetarēve i kanë përshëndetur dhe po i respektojnë këshillat e njësiteve tona, dhe se deri më tani nuk kemi hasur në ndonjē reagim të pamatur ose shirrit të dëmtuar. Ndaj, edhe u jemi falenderues gjithe qytetarëve për bashkëpunim me uniformat blu, ngase vetēm në kĕtë mënyrĕ, mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë globale #Covid19#”, – na tha në fund të prononcimit për InLajmin z. Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovĕs nē Prizren. Osman Goranci/InLajmi/