Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokartike e Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me intervistën e Vjosa Osmanit, e cila ka akuzuar për shumë gjëra negative që kanë ndodhur në Kosovë, pikërisht subjektin politik ku deputetja vepron.
“E tërë karriera politike e znj. Vjosa Osmanit është ndërtuar me gjuhë politike kundër PDK-së dhe vrerëhedhje mbi Hashim Thaçin”, ka shkruar Ismaili, në një postim në faqen e saj në Facebook.
Më tutje Ismaili ka thënëduke pyetur: A e meritojnë qyetetarët këtë shpërputhje dhe përfitim elektoral, në një anë “guxim ndaj krimit” në anën tjetër, viktimizim?
Postimi i plotë nga Besa Ismaili:
E tërë karriera politike e znj. Vjosa Osmanit është ndërtuar me gjuhë politike kundër PDK-së dhe vrerëhedhje mbi Hashim Thaçin!

Ndërsa gjatë muajve të fundit, e kemi parë teksa shumë e ka përdorur edhe Albin Kurtin për të promovuar veprimtarinë e saj politike, për një koalicion që edhe ajo ishte e bindur se do të dështonte.
Përsëri metodologji e njejtë, dhe tash ata që i dhanë mbështetjen për kandidate për kryeministre, së paku kështu u vetdeklarua, përnjëherë qenkan jo të duhur për kabinet qeveritar. Të gjitha këto për më pak se gjysmë viti.