Është prekur nga COVID-19 një infemiere në Klinikën Infektive, kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate nga QKUK, në të cilën theksohet se numri i përgjithshëm i personelit mjekësor në këtë klinikë që është prekur nga koronavirusi ka arritur në 5
Siç ka bërë të ditur QKUK, të gjitha të prekurat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi nga QKUK:
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke quar në 5 numrin e të infektuarve.
5 infermieret e infektuara me Covid -19, janë në gjendje të mire shëndetësore.
Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.




















